Niko Mamillo - Paros - GAZETA SHQIPE
20:45 "Portokalli"
20:45 "Portokalli"
22:50 Lajme e Moti
Programi i plote
Top Channel është një televizion i pavarur kombëtar, sinjali i të cilit shtrihet në pothuajse të gjithë territorin e vendit. Top Channel është i pranishëm me sinjalin e tij në të gjithë Europën, përmes platformës Digitalb si edhe në Amerikën Veriore përmes Home2us. Top Channel u themelua nga Presidenti i ndjerë i kompanisë Top Media, zoti Dritan Hoxha në 30 korrik 2001, duke patur që në fillim të tij, një objektiv të qartë, për të qenë televizioni i të gjithë shqiptarëve përmes trekëndëshit: informim, argëtim, edukim. Një synim që Top Channel është përpjekur ta realizojë ditë pas dite, me profesionalizëm dhe cilësi, çka ka bërë që televizioni të konsiderohet nga të gjithë tashmë si media më e madhe dhe më e rëndësishme në vend dhe në hapësirën mbarëshqiptare. Nisur nga cilësia e lartë e emisioneve informative, argëtuese dhe edukuese, shumë shpejt nga data e krijimit të tij Top Channel fitoi betejën me konkurencën duke thithur audiencën shqiptarë. Që në vitin 2003, një anketim serioz e radhiti Top Channel të parin, me shikueshmërinë më të lartë në vend, mbi 50 perqind, audience e Top Channel ka njohur rritje, duke arritur në përqindje edhe më të larta në anketimet apo sondazhet e tjera në vijim, deri në ditët e sotme.

Top Channel nisi për herë të parë transmetimet në 21 dhjetor 2001 dhe në vetëm pak muaj arriti që përmes stafit të gazetarëve, teknologjisë së re dhe ideve inovative të shndërrohej në ekranin kryesor dhe më të dashur për shqiptarët. Pas fillimit të transmetimit me edicionet informative, një risi për mënyrën e trajtimit dhe përcjelljes së lajmeve në tregun e atëhershëm mediatik, Top Channel zgjeroi shumë shpejt gamën e programeve të tij me emisione qe nga ato per me te rinjtë deri te ato të debatit politik. Viti 2002 shënoi fillimin e emisionit Shqip nga gazetarja Rudina Xhunga, të parit emision të debatit politik dhe që tashmë është kthyer në nje studio të debatit mbarëshqiptar për tema që prekin të gjitha aspektet e shoqërisë, çështje që kanë të bëjnë me zhvillimet në vend, por edhe ato matanë kufijve zyrtarë, duke u shtrirë në tërë hapësirën mbarëshqiptare. Menjeherë më pas nisën edhe emisionet e tjera si Ora 0 apo Top Select. Plot një vit pas krijimit të Top Channel, nisi transmetimet emisioni investigativo-satirik Fiks Fare, i cili pati një sukses të menjëhershëm me denoncimin e fenomeneve negative, dukurive të korrupsionit, problemeve sociale me të cilat përballen cdo ditë qeverisja dhe shqiptarët.

Programet e Top Channel u pasuruan ne vijim me të tjera programe te suksesshme, të cilat tashmë janë kthyer në shoqërues të përhershëm të netëve të shqiptarëve. i tillë është edhe Top Show, një emision që përmes debatit dhe rrahjes së mendimeve trajton të gjitha temat e shoqërisë shqiptare. Pas tij menjëherë nisi rrugëtimin e tij edhe spektakli i humorit Portokalli, që çdo të dielë në mbrëmje mban të mbërthyer përballë ekranit miliona shqiptarë, brenda dhe jashtë Shqipërisë. Top Story është kthyer tashmë në arenën kryesore të debatit politik, një emision me audiencë të lartë, që çdo të enjte ka pritur në studion e tij protagonistët kryesorë të politikës në Shqipëri, Kosovë e Maqedoni, por edhe personalitete të rëndësishme të politikës europiane dhe më gjerë. Prej vitit 2008, Top Channel nisi transmetimin e spektaklit E diell, një emision argëtues që plotëson shijet e shqiptarëve dhe shoqëron çdo të dielë të tyre, deri në mbrëmje. Një sukses të madh, Top Channel arriti përmes transmetimit të reality show më të famshëm në të gjithë botën, Big Brother, spektaklet javore të të cilit deri në natën finale kanë mbërthyer përpara ekranit thuajse të gjithë, të madh dhe të vogël.

Proçesi Sportiv mbledh çdo të hënë në mbrëmje të apasionuarit e sportit me diskutimin e temave të nxehta të kampionatit shqiptar të futbollit, kampionateve kryesorë në Europë, por edhe ngjarjeve të tjera të rëndësishme të jetës sportive.

Një tjetër maratonë, e cila bashkon dhe pasuron shqiptarët është edhe Top Fest, festivali i muzikës mbarëshqiptare që për edicione të tëra ka sjellë muzikën më të mirë të artistëve të afirmuar shqiptarë, por edhe ka lançuar drejt suksesit artistët e rinj.

Risia më e fundit e Top Channel ishte një tjetër patentë e njohur dhe që ka arritur majat e suksesit në shumë vende të rëndësishme te Europës. Emisioni “100 Milionë” në vetëm pak kohë mundi të mbledhë një audiencë tepër të lartë dhe të kthehet në një nga më të shikuarit në Shqipëri.

Por Top Channel nuk ndalet vetëm këtu. Çdo sezon ai përcjell për miliona shqiptarë një larmi emsionesh të tjerë, prodhime të tij dhe të kompanive më të njohura në botë si Endemol, Freementle Media dhe Talpa, filmash, dokumentarësh dhe natyrisht edicione speciale për mbulimin, pasqyrimin dhe analizimin e çdo ngjarjeje apo evenimenti të rëndësishëm në Shqipëri dhe në trevat shqiptare, Kosovë e Maqedoni. Top Channel është televizioni kryesor në Shqipëri për saktësinë e lajmeve të orës së fundit dhe lidhje të drejtperdrejta të ngjarjeve më të rendësishme të vendit. Burimi kryesor i informacionit për të gjithë shqiptarët sepse motoja jonë është besimi: ne jemi te pavarur, te paanshëm dhe të ndershëm, pasi në qendër te gjithçkaje që ne bëjmë qëndron publiku dhe vetëm interesat e publikut.

Media jonë burrërore
06/05/2012
Facebook

Media jonë burrërore
VALBONA SULCE - Media shqiptare është burrërore.

Jo në kuptimin se është “e fortë”, “e guximshme”, cilësi këto që rëndom u vishen burrave si gjini, por në kuptimin e atyre që janë në krye të saj dhe në pikëpamje të përmbajtjes. Media jonë po dëshmon dita-ditës se është pasqyrë e një shoqërie maskiliste ku femra vlerësohet e denjë vetëm për showbiz dhe sensacione të tipit: kush shkoi me kë. Përdorimi i pamjeve nudo pa pikë vlere lajmore vazhdon të pushtojë faqet e para të gazetave qoftë të shtypura, qoftë online, ndërkohë që lajmet që kanë protagoniste femrat nuk kanë pikën e kujdesit për të mos riqarkulluar stereotipa dhe nxitur seksizma të dalë boje. P.sh. një lajm i tipit: “Shqiptarja u përdhunua nga iraniani- e kisha si vëlla”- përveç ca rreshtave të thatë që riprodhojnë fjalët e vajzës në gjyq, nuk ka asnjë informacion tjetër, duke u dhënë kështu shkas komentuesve vulgarë të derdhin në rrjet gjithë çfarë mbajnë kundër femrave. Ose një shkrim paçavure që komenton sjelljet e një gazetareje hidhet pa problem online edhe pse përmban fyerje skandaloze të tipit pervers. Në një show humori, tre të fortë bëjnë pazar për tri femra si të jenë tre objekte dhe publiku gajaset. Gazeta që thotë se është më e vizituara online ka rregullisht në faqen e parë një kolanë fotosh me femra gjysmë të zhveshura dhe më lart burra që flasin për politikë, president, korrupsion etj., etj.

Rasti më flagrant ku duket kjo pabarazi në trajtimin e grave si subjekt mediatik janë panelet e bisedave televizive. Jo më larg se një javë më parë në një talk show të rëndësishëm ishin mbledhur 6 burra dhe diskutonin për taksat, a thua u shua vendi për ekonomiste, dhe në një ekran tjetër, 5 gra diskutonin …për gratë, natyrisht. Aq e theksuar është kjo prirje sa një mikesha ime duke parë programet atë natë më tha: erdhi prapë 8 Marsi?

Mund të vazhdojmë sa të duam me shembuj të tjerë, por e përbashkëta mbetet kjo: media jonë është shumë burrërore, edhe pse atë e bëjnë në shumicën e rasteve femrat. Ose për ta thënë me një term më të saktë nga docentja italiane, Milly Bonnano, media është “mashkullcentrike”, që do të thotë se ka një shpërndarje asimetrike të pranisë së figurave femërore dhe mashkullore në media ku mbizotërojnë hapur meshkujt. Ndoshta kjo vjen ngaqë median në shumicë e drejtojnë meshkujt, por edhe sepse nuk ka një vetëdije ndër punonjësit e medias, e sidomos gazetarët, se është e rëndësishme që të respektohet barazia gjinore.

Duke u përqendruar vetëm te meshkujt dhe këndvështrimi i tyre për botën, media lë jashtë gjysmën e popullsisë dhe përforcon stereotipat, sipas të cilave, gratë nuk mund të merren me punë serioze e të rëndësishme, por vetëm me ato që ia ka caktuar shoqëria primitive këtu e mijëra vjet me parë. Shumë studime psikologjike thonë se t’i nuk mund të jesh ai/ ajo që nuk sheh. Nëse gratë sot nuk shohin gra të tjera në media që kanë ecur përpara, që janë profesioniste të zonjat, që aktivizohen në jetën publike, sociale e politike, ato do të struken më tej në botën e tyre të vogël të shtëpisë. Por po kaq kjo është e rëndësishme për burrat, të cilët duhet të shohin se gratë dinë të bëjnë punë të tjera, përveç atyre të shtëpisë dhe rritjes së fëmijëve. Ndaj është e domosdoshme që në panelet ku flitet për gjithçka, të ketë po aq gra sa edhe burra. Nuk ka pse burrat të kenë ekskluzivitetin e ekraneve kur flitet për ekonominë, integrimin, shtypin, ish të persekutuarit, shëndetësinë, arsimin, politikën, presidentin. Duhet hapur më shumë këndi i shikimeve që të përfshijnë edhe ato të grave.

Perspektiva mashkullore në media nuk është vetëm një problem shqiptar. Në Itali, dokumentari “Trupi i grave” që trajtonte keqpërdorimin e imazhit femëror në media është kthyer sot në një lëvizje që gjithnjë e më shumë po mbledh rreth vetes njerëz e akademikë që luftojnë pikërisht këtë dukuri. Dje janë paraqitur rezultatet e para të një studimi të nisur nga universiteti “La Sapienza” i Romës që merr përsipër të monitorojë barazinë gjinore në media në 4 kategori: lajme, zbavitje, filma dhe reklama. Nga ana tjetër, një gazetë e madhe tabloide gjermane vendosi të mos kishte më femra nudo në kopertinë. Për fat të keq, të gjitha këto kalojnë pa u ndier për botën mediatike shqiptare që vazhdon të operojë me të njëjtin sistem e të flasë cektësisht për barazinë gjinore.

Media mund të bëjë shumë në arritjen e barazisë gjinore dhe mund ta fillojë nga një trajtim i kujdesshëm i lajmeve me në qendër gratë duke iu afruar problemit dhe jo grave. Të japë këndvështrimin e të gjitha palëve, t’i kushtojë më shumë kohë investigimit, të përpiqet t’u futet në lëkurë personazheve që po tregojnë historitë e tyre. Ngjarje si përdhunimet, ngacmimet seksuale, braktisjet e fëmijëve, shfrytëzimi, prostitucioni, vrasjet, duan kujdes në paraqitjen e tyre publikut. Me shpejtësinë që imponon lajmi, rrezikojmë ta dehumanizojmë median dhe njerëzit t’i trajtojmë si objekte lajmorë. Është një nga rreziqet më të mëdha të gazetarisë së sotme, por ka kura për ta ndrequr. E para fillon nga vetëdijësimi se po shkruan për njerëz, jo për copa mishi, as për numra rendorë që të shërbejnë për një histori. Po shkruan për njerëz që kanë një histori mbi supe. Vazhdohet pastaj me respektimin e etikës elementare që nuk fyen, nuk shan, nuk tallet, nuk paragjykon, nuk përbuz. E mbyllet me një bindje se pa femrën nuk ka shoqëri të zhvilluar, ndaj të gjithë duhet të kontribuojmë që ajo të gjendet aty ku duhet. Nuk është puna të “zhburrërojmë” median (siç kishte interpretuar gabimisht një portal propozimin e Avokatit të Popullit për ndryshimin e tekstit të flamurit, në vend që të thoshte ç’mashkullorizojmë, pasi zhburrërim në shqip ka kuptimin “ta turpërosh”), por ta bëjmë atë një vend ku të gjithë qytetarët, burra e gra, të kenë vendin e vet.

Gazeta 'Shqip'

Aujourd'hui sont déjà 21100 visiteursIci!
Ce site web a été créé gratuitement avec Ma-page.fr. Tu veux aussi ton propre site web ?
S'inscrire gratuitement