Niko Mamillo - Paros - kenga magjike 4
 
 
 
 
 
KENGET E SHEKULLIT 4
100 perla muzikore nga bota
Eshte stina e superspektakleve! Eshte momenti i superspektaklit "Kenget e shekullit"! Por kete here eshte koha e mrekullive muzikore nga gjithe bota! 100 kenge nga bota! Nje aventure artistike ne shpirtin e popujve qe kane bere historine e kenges! Perlat e muzikes boterore, kenget qe i njohim te gjithe, ato qe jane internacionalizuar dhe dashurohen nga kushdo! Por kete here interpretuar nga artistet me te mire shqiptare dhe te ftuar nga bota! LIVE ne teatrin e RTV KLAN! 100 kenge - 100 perla nga bota!
Nga 22 Tetor - 2 Janar 2012 LIVE NE RTVKLAN
OFF AIR
Kenget e Shekullit eshte nje nga formatet origjinale te Televizionit Klan , nje produksion qe ben pjese ne programet muzikore argetuese me te suksesshme dhe me te ndjekura persa I perket tregut televiziv,nje realizim artistik i Promotor. Ai tashme perfaqeson nje patente televizive shume te vecante ne spektrin aq te pasur dhe te varfer njekohesisht me reality show, talk show, talent show etj etj.
Madje mund ta quanim nje program disi unikal per permbajtjen e tij por edhe per formen sesi ai ka sjelle muziken tek teleshikuesi. Edicioni I pare I ketij formati u realizua ne vitin 2004, duke pasur si brume kenget e muzikes se lehte shqiptare, nje fond i jashtezakonshem artistik qe per fat te keq ishte lene pasdore nga kushdo.
Ne vitin 2007 u realizua edicioni i dyte i "Kengeve te shekullit" i cili ishte nje vazhdim i misionit te ndermarre ne te paren.
Ne vitin 2010, si gjithnje Televizioni Klan ju rikthye kesaj ideje, duke sjelle ne ekranin thesarin e kenges popullore e qytetare shqiptare - 23 mbremje qe padyshim kane qene teper mbreselenese ne audiencen televizive shqiptare brenda e jashte kufijve.
Ne kete sezon te ri televiziv, pra tetor - dhjetor 2011, i njejti staf artistik, me regjisor Bledi Laco, drejtor artistik Adrian Hila, skenari Pandi Laco, propozon edicionin e katert te Kengeve te shekullit.
Kete here permbajtja dhe materiali muzikor i spektaklit do te jene nje fond teper i perzgjedhur i muzikes boterore, kenget me te famshme te repertorit internacional, hitet qe kane bere historine e muzikes, sukseset qe i kane kaluar kufijte e vendeve ku jane krijuar duke u kthyer keshtu ne nje trashegimi mbareboterore.
Cdo vend ka nje ajke te krijimtarise se tij, por ka nje kolane te arte kengesh qe e perfaqesojne ate ne cdo cep te globit. Jane ato kenge, ato suksese qe jane internacionalizuar, ato sekuenca qe te vijne menjehere ne mendje dhe ne buze sapo degjon titullin. Dhe natyrisht kete histori te muzikes e kane bere ato vende qe kane patur nje tradite te kultivimit te ketyre kengeve por edhe te menyres sesi ato kane mundur ti transmetojne ne kulturat e tjera muzikore.
Mjafton te kujtosh qe kenga "Yesterday" e Beatles eshte kenduar ne me shume se 1300 versione ne gjithe boten, po keshtu "Volare" apo "O sole mio" qe kane qene po aq popullore e te njohura.
Pikerisht me kete ngacmim e ide, Televizioni Klan ngulmon ne realizimin e edicionit te katert te "Kengeve te shekullit", duke u sjelle rreth ketij aksi .
Cilat do te jene keto mbremje:
1 Nata e kenges ruse (sovjetike)
2 Nata e kenges latine (argjentinase, meksikane,etj)
3 Nata e kenges amerikane
4 Nata e kenges angleze
5 Nata e kenges ballkanase (greke, turke etj)  
6 Nata e kenges italiane
7 Nata e kenges franceze
8 Nata e kenges spanjolle
9 Nata e kenges cigane
10 Nata e kenges shqiptare
11 Nata e kenges kosovare
Kenget dhe hitet me te njohura boterore, ato qe i kemi degjuar dhe na kane shoqeruar ne momentet e bukura , ato qe i njohim e mund ti kendojme te gjithe. Sigurisht qe ne kete bote te kenges, per ne , publikun televiziv shqiptar, me shume kane qene te spikatura dhe te dashura vetem disa kultura muzikore. Me afer nesh ka qene kenga italiane, angleze, ballkanase, franceze e keshtu me rradhe. Nuk mund te jete absolut ky fenomen muzikor per gjithe boten, por natyrisht eshte per pjesen dermuese te publikut boteror.
Kenget e shekullit 4 merr persiper te sjelle ate cka eshte shume e njohur e sinjifikative per kedo, por duke ju pershtatur edhe rrethanave te vendit tone. Mendojme te realizohen 11 mbremje speciale te dedikuara. Pra cdo nje mbremje do ti kushtohet kenges se nje vendi, ose nje kulture te caktuar.
Ashtu si tek edicioni i fundit i “Kengeve te shekullit” kenget do te shoqerohen pervec orkestres se madhe, nga nje band - ai qe quhet band-i i "Kengeve te shekullit" por qe do te kete disa ndryshime e pershtatje ne cdo mbremje ne varesi te kultures se kenges qe do te prezantohet. Psh ne naten ballkanase patjeter qe do te kete plus klarineten, buzuken, llahuten, etj., ne naten franceze do te kete akordeonin, ne naten amerikane sazen e gojes, benxhon e keshtu me rradhe.
E vecanta e ketij cikli muzikor eshte se te gjitha kenget do te interpretohen nga artistet shqiptare, natyrisht ata qe jane provuar qe mund te kendojne muzike boterore.
Madje do te tentohet qe ndonje hit boteror te perkthehet dhe te sillet ne shqip, sepse pervec melodise, ne mjaft kenge eshte domethenes edhe teksti. Eshte nje elite artistesh qe jane provuar duke sjelle tek publiku keto hite si psh Kastriot Tusha, Juliana Pasha, Frederik Ndoci, etj por pervec tyre do te jene mjaft artiste te tjere qe sigurisht kane kulturen e talentin per te cuar tek publiku emocionin e ketyre kengeve.
Keshtu psh jane Manjola Nallbani, Sidrit Bejleri, Rovena Dilo, Aurela Gace, Piro Cako, Irma e Eranda Libohova, Saimir Braho, por edhe me te rinj si Anjeza Shahini, Rosela Gjylbegu, Olta Boka, Alban Skenderaj, Endri dhe Stefi Prifti, Kejsi Tola, Dorina Garuci, grupi "Burn", e deri tek talentet e "Gjeniut te vogel" si Laura Gjipi e Arilena Ara.
Trupa e baletit e Televizionit Klan do te jete gjithashtu prezente ne kete spektakel me ngjyrat e kostumografine karakteristike, duke i dhene nates koloritin dhe duke bere ate te ndryshme nga nata pasaardhese. Pevec numrave speciale, shpesh kenget do te jene te shoqeruara me koreogr
Aujourd'hui sont déjà 21100 visiteursIci!
Ce site web a été créé gratuitement avec Ma-page.fr. Tu veux aussi ton propre site web ?
S'inscrire gratuitement